Transmetuar më 26-02-2021, 20:36

Doganat kineze kanë urdhëruar asgjësimin e 18,98 milion produkteve ushqimore të ngrira, të cilat janë importuar nga jashtë, me qëllim për të parandaluar një valë të re të Covid-19.

Administrata e Përgjithshme Kineze e Doganave e bëri sot publik vendimin.

Që nga dita e djeshme, autoritetet doganore kineze kanë mbledhur mostra nga 1.49 milion produkte të trajtuara përgjatë zinxhirit të produkteve të ngrira, duke iu nënshtruar testeve të acidit nukleik, nga të cilat 79 prej tyre rezultuan pozitivë me koronavirusin e ri.

Deri më sot, Kina ka pezulluar importet e 129 prodhuesve të ushqimeve të ngrira nga 21 vende, ku punonjësit u zbuluan se ishin infektuar me Covid-19.

Midis tyre, sipas deklaratës, 110 i pezulluan vullnetarisht eksportet në Kinë pas identifikimit të disa shpërthimeve të infeksionit.

Administrata e Përgjithshme Kineze e Doganave do të marrë masat e duhura për të intensifikuar ndarjen e informacionit midis departamenteve kompetente, në mënyrë që të ndihmojë në gjurmimin e ushqimit të përpunuar përgjatë zinxhirit të Covid në Kinë.

Në fakt, doganat kineze kanë urdhëruar pastrimin e 18,98 milion produkteve të ngrira, të importuara nga jashtë, për të parandaluar një valë të re të Covid-19. Administrata e Përgjithshme Kineze e Doganave  dha sot njoftimin.

/a.m/NOA.al