Transmetuar më 28-02-2021, 10:40

Milan Bandiç, kryebashkiaku i kryeqytetit të Koracisë, Zagreb, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 66-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Milan Bandic drejtoi Zagebin për rreth 21 vjet.

Ai ishte një nga politikanët më të fuqishëm në Kroaci.

“Me pikëllim të thellë informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe opinionin kroat se papritmas, sot, më 28 shkurt, në moshën 66-vjeçare, Kryetari i Qytetit të Zagrebit, Milan Bandiç, vdiq nga një sulm në zemër”.

“Ai jetoi për qytetin e tij, për zagrebaset dhe zagrebasit, të cilët ishin në vendin e parë për gjithçka që bëri, për punën që kreu me dashuri dhe energji, duke aktivizuar tërë qenien e tij, pa pushim për 21 vite. Ne do të informojmë opinionin për detajet, kohën e varrimit, mbajtjen e ceremonisë përkujtimore, si dhe informacione të tjera në lidhje me këtë lajm pikëllues“, thuhet në deklaratë.