Transmetuar më 01-03-2021, 19:50

Alfredo De Carlo, 49 vjeç, lindur në Taranto dhe banues në Massafra, nuk kishte patologji të mëparshme.

Oficeri që shërbeu në Komandën Mariscuola të Taranto, pas infektimit ndërroi jetë për shkak të ndërlikimeve nga Covid-19.

Ai kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit më 9 shkurt dhe më vonë u shtrua në spitalin Santissima Annunziata, ku vdiq pas një përkeqësimi.

Oficeri u raportua të ishte i shëndetshëm dhe vullnetar aktiv si dhurues i gjakut. Mesazhe tw shumta  ngushëllimi, për familjen e tij përmes rrjeteve sociale.

De Carlo la gruan dhe dy fëmijët e tij: një vajzë 24-vjeçare dhe një 20-vjeçare.

Ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerini, i informuar për lajmin tragjik, i shprehu ngushëllime Shefit të Shtabit të Marinës, Admiralit Giuseppe Cavo Dragone, në emër të të gjithë personeli i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Guerini shprehu ngushëllime gruas dhe fëmijëve tw oficerit që vdiq në moshën 49 vjeç./a.m/NOA.al