Transmetuar më 05-03-2021, 07:46

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, ku më të dukshme, do të paraqiten në veri-veriperëndim të vendit.

MeteoAlb parashikon, që pjesa e dytë e ditës, sjell zhvillim të vranësirave, duke gjeneruar reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe jug-perëndimor.

Gjatë natës reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C, deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det një dallgëzim mbi 4 ballë. /e.a/noa.al/