Transmetuar më 05-03-2021, 17:27

Vrasja sot e 52 vjeçarit Dhori Rapi që shihni në fotogaleri, erdhi pak orë pasi i ndjeri kishte shkuar te një mjek për t’i kërkuar që ta shtronte të birin në spital në Vlorë.

Por nuk ia doli sepse djali 25-vjeçar Erdis Rrapi, sikurse ka pranuar krimin, e qëlloi me vdekje babain e tij, Dhori Rapi.

Policia tha më herët për noa.al se i dyshuari kishte probleme mendore që dyshohet se çuan në vrasjen brenda familjes.

Mësohet se i riu ka goditur me grushte disa herë babain e tij dhe më pas ka nisur ta qëllojë me një shkop, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Të afërmit e të ndjerit dhe të dyshuarit, në videon e mëposhtme rrëfejnë për gazetarin e Fierit, Xhemil Beharaj se pak pasi u vra Dhori, djali, Erdisi shkoi dhe u tha se e kishte vrarë të atin: