Transmetuar më 16-03-2021, 21:18

Një video e presidentit rus Vladimir Putin ka bërë xhiron e botës. Ai shihet teksa kap një laps që po binte nga tavolina. Putin është vlerësuar nga shikuesit e kësaj videoje për instiktin e tij.

Në video dallohen instiktet e presidentit rus Vladimir Putin teksa kap një laps që po rrotullohej buzë një tavoline. E kaq ka mjaftuar që sulmi Putin të bëjë xhiron e botës.

Udhëheqësi 68-vjeçar i njohur për faktin se noton në liqene të ftohta dhe ka një rrip të zi në xhudo, ka qëndruar në Kremlin për pjesën më të madhe të pandemisë.

Por kjo nuk e ndaloi atë të shfaqte shkathtësinë e tij ndërsa kapte lapsin gjatë një takimi virtual të shfaqur në TV shtetëror.

“Reagimet e tij ishin të mrekullueshme dhe ai është qartë në gjendje të shkëlqyeshme, aftësitë e tij të arteve marciale nuk e kanë lënë atë asnjëherë,” tha Vladimir Solovyov, moderator i programit që transmetohet në orarin kryesor të dielave.

Më poshtë pamjet: