Transmetuar më 21-03-2021, 13:48

Miliona minj pushtojnë qytete dhe zonat rurale të Australisë. Në një supermarket janë kapur 500 minj në një natë. Pacientët në spitale thonë se po kafshohen prej tyre dhe autoritetet kanë frikë se mijtë e helmuar mund të infektojnë edhe ujin e pijshëm.

Australia duket se pas Covid po goditet nga murtaja brejtëse ‘biblike’.

Miliona minj raportohet se kanë infektuar qytetet dhe zonat rurale në Uellsin e Ri Jugor dhe “Queensland” jugor.

Ekspertët pretendojnë se ‘murtaja’ e minjve ndodhi për shkak të reshjeve të fundit të mëdha të verës që goditën të gjithë Australinë lindore, pas disa vitesh thatësirë.

Këtë muaj tre pacientë në spitale thanë se janë kafshuar nga krijesat brejtëse.

Mediat e huaja nuk ngurojnë të quajnë ‘shenjë apokalipsi’.

Skenat tronditëse kanë alarmuar vendin.

Zona të tëra rurale prej ditësh po përballen me një vërshim të paprecendet minjsh që kanë dëmtuar të korrat, ndërsa pamjet filmike të brejtësve që lëvizin me shpejtësi, po bëjnë xhiron e botës.

Fermerët në “New South Wales” thonë se ka pasur “një rritje drastike” të numrit të minjve.

Këto krijesa janë duke pushtuar hambare drithi e banesa. Asgjë nuk po e frenon përhapjen e tyre, thotë shoqata vendase e fermerëve.

Pjesë të mëdha të lindjes rurale të Australisë po luftojnë me një “murtajë” minjsh që janë duke infektuar të korrat.

Videot tregojnë mijëra minj duke lëvizur nën tuba, përmes kolonave të magazinimit dhe mbi makineritë.

“Kjo është pikërisht makth! Unë nuk mund të shikoj as videot,” tha një përdorues i Facebook në përgjigje të postimeve të Melanie Moeris.

Fermerët kanë frikë se korrja e këtij viti është në rrezik dhe i kanë kërkuar qeverisë leje emergjente për të hedhur pesticidin ‘fosfid zinku’. Por edhe shfarosja po shfaq shqetësime për përhapjen e sëmundjeve të tjera.

“Kjo situatë e minjve vetëm po përkeqësohet,” tha presidenti i NSW Farmers James Jackson, duke përmendur raporte gjithnjë e më të mëdha të dëmtimeve nga i gjithë shteti.

“Kontrolli i miut është shumë i kushtueshëm. Ashpërsia e murtajës aktuale ka rezultuar në nevojën për aplikime të shumta karremash ajrore dhe tokësore në rajonet e korrjes,” tha ai. /a.m/NOA.al

(Foto dhe video marrë nga Daily Mail)