Transmetuar më 22-03-2021, 12:24

Duket si nëpër filma, por ka ndodhur me të vërtetë në një emision të një televizioni në Rumani.

Në pamjet e bëra virale në rrjete sociale, shihet një grua tërësisht e zhveshur teksa vrapon në mes të studios dhe tenton të godasë me tullë drejtuesen e emisionit, Mirela Vaida.

Në video, shihet se si regjisori reagoi menjëherë dhe u përpoq të ndalonte gruan, por gjithsesi ajo arriti të gjuante tullën drejt prezantueses bukuroshe. Fatmirësisht, tulla nuk e goditi prezantuesen.

Arsyeja e këtij akti nuk dihet ende, por mediat rumune shkruajnë se gruaja hyri në skenë nga një derë emergjence, e pakontrolluar nga roje apo kamera. /S.H /NOA.al