Transmetuar më 22-03-2021, 21:17

Këto që shikoni më poshtë janë katër variantet e fletëve të votimit të cilat janë përzgjedhja e fundit për të përcaktuar fletëvotimin e 25 prillit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur këto katër modele duke njoftuar se do të zgjidhet një prej tyre.

Siç shikoni, tri nga fletët e votimit kanë të shënuara partinë dhe emrat e kandidatëve të saj, ashtu siç mbështet opozita dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Ndërsa fleta e katërt e votimit është më e thjeshtë në dukje, por më e komplikuar për votuesit. Në të nuk ekzistojnë emrat e kandidatëve, por vetëm numrat e tyre. Këtë variant votimi e ka kërkuar Partia Socialiste.

Mbetet të shohim kush do të jetë fleta finale e votimit.

Si asnjëherë në 30 vjet demokraci, në zgjedhjet e 25 prillit u futën vetëm 10 parti dhe dy koalicione. Ndër partitë që hynë në zgjedhje, PS mban numrin 12, PD numrin 9 dhe LSI numrin 6.

Gjithashtu janë edhe disa parti të vogla të cilat nuk kanë peshë domethënëse në zgjedhje. /noa.al