Shuhet tragjikisht fëmija shqiptar, apel për të gjetur para për varrimin e tij
Transmetuar më 31-03-2021, 20:03

Një djalë 8-vjeçar la frymën e tij të fundit në Spitalin Universitar të Heraklios në Greqi, disa orë pas fluturimit nga Karpathos, raporton noa.al.

Fëmija Spartak Arapi, kishte një problem në zemër. Gjendja e tij shëndetësore u konsiderua e rëndë dhe pasi ai nuk mund të trajtohej nga mjekët atje, u gjykua e nevojshme që të transportohej në Spitalin Universitar të Heraklionit. 

Kështu që pak pas mesnatës së së martës, 8-vjeçari u dërgua në ishullin e Kretës, në Heraklio.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, djali i vogël la frymën e tij të fundit pak pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës.

Prindërit e të voglit janë Tori Arapi dhe Mariana Menti. Një i afërm i familjes bëri thirrje në rrjetet sociale që të ndihmohen për funeralin e të ndjerit.

Një thirrje u postua në karpathiakanea.gr për të gjetur paratë në mënyrë që prindërit të mund të bënin varrimin në Karpathos. Përndryshe trupi i fëmijës do të duhet të shkojë në Shqipëri.

Kuti janë vendosur në Super Market

Ariadni, Gergatsouli si dhe në ëmbëltore Kaniski dhe në llogarinë bankare Ethniki, ibank (GR84 0110 3870 0000 3870 0232 804). /noa.al