Transmetuar më 01-04-2021, 22:56

Këtë të premte 2 prill nga mëngjesi e deri pas dreke nuk do të ketë energji elektrike në më shumë se gjysmën e Tiranës, raporton noa.al.

Mësohet se për shkak të remontit të parashikuar në NST Tirana 1, nesër, datë 2 prill do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-13:00.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Rruga “Mine Peza”, “Manastiri i Ri”, rruga “Don Bosko”, Zona pranë pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, Laprakë.

Po ashtu pa energji do të jenë banesat dhe bizneset edhe te rruga “Pandi Dardha”, rruga “Mati Logoreci”, rruga “Vangjel Noti”, rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Kongresi i Lushnjes”, “rruga e Durrësit”, rruga “Muhamet Gjollesha”.

Nesër pa drita do të jenë edhe zona pranë ish-fushës së Aviacionit, zona pranë kryqëzimit tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, rruga “Bab Rexha”, etj. /noa.al/