Real Madrid dhe Manchester City kanë fituar ndeshjet e para në çerekfinalet e Champions League.
Madrilenët kishin një kundërshtar të vështirë përballë si Liverpool, por në fund të 90 minutave, fituan me rezultatin 3-1 duke hedhur një hap të madh për në gjysmëfinale.
Golat në pjesën e parë u shënuan nga Vinicuss Junior dhe Asensio teksa në pjesën e dytë Salah rihapi lojën. Fitoren e vulosi sërish Vinicus Junior, që do ta mbajë mend gjatë sfidën mbremjen e djeshme.
Në sfidën tjetër Manchester City arriti të fitojë me vështirësi ndaj gjermanëve të Dortmund. De Bruyne kaloi vendasit në avantash, por Reus shtangu anglezën 6 minuta përpara fundid të ndeshjes.
Gjithsesi të besuarit e Guardiolas reaguan në minutat e mbetura duke shënuar golin e fitores me Foden./K.B/NOA.al