Transmetuar më 08-04-2021, 16:14

Instituti Kombëtar i Kontrollit të Barnave (Sukl) tha se ka analizuar dozat e vaksinës ruse të mbërritura në vend dhe zbuloi se ato nuk do të kishin të njëjtat veti si substancat e përdorura në teste dhe studime të botuara në revistën mjekësore Lancet. Qeveria Sllovake, e cila hyri në krizë pikërisht për porosinë ruse të vaksinave, nuk ka vendosur ende nëse do të vaksinojë popullatën me Sputnik.

Sipas " Il Messaggero", transmeton "NOA.al", shkencëtarët konfirmuan se, nga analizat e kryera mbi furnizimin që mbërriti në Sllovaki rreth një muaj më parë të 200,000 dozave të para të Sputnik V, u ngritën ndryshime në lidhje me rezultatet e deklaruara në studimet e botuara nga Lancet.

Ministri i Financave Igor Matoviç – i cili mori pozicionin e kryeministrit- shkoi sot në Moskë për të vazhduar negociatat për vaksinën.

Një muaj më parë, kryeministri sllovak u përpoq për blerjen e vaksinës ruse pa dijeninë e partnerëve të koalicionit.

Një lëvizje që  çoi qeverinë e tij në krizë, duke e detyruar atë të jepte dorëheqjen.

/a.m/NOA.al