Transmetuar më 08-04-2021, 18:14

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi shifrat e 24 orëve të fundit, duke iu bërë pel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit sa i përket infektimeve është si vijon: Janë kryer 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore 317

Të shëruar në 24 orë 529

Të shtruar në spitale 247

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3024

Testime totale 580,615

Raste pozitive 127,509

Raste të shëruara 96,129

Raste Aktive 29,083

Humbje jete 2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20608

Fier 2541

Durrës 1205

Gjirokastër 1205

Shkodër 1021

Vlorë 707

Korçë 719

Kukës 344

Dibër 338

Elbasan 254

Lezhë 102

Berat 39

/a.m/NOA.al