Transmetuar më 08-04-2021, 19:51
Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët një banesë në Patos.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00, në lagjen Grizë.

Mësohet se flakët kanë përfshirë banesën e shtetasit  M. C., 82 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./noa.al/