Transmetuar më 09-04-2021, 09:25

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi u kapën me euro të falsifikuara.

Burime zyrtare bënë me pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet A. O., 49 vjeç banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqerras të Himarës, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./K.B/NOA.al