Transmetuar më 09-04-2021, 09:56

Drejtori i Kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani është shpallur në kërkim për laboratorin me drogë në Fushë Gjormë.

Në pranga deri më tani ka rënë Vranicki Hisku, ndërkohë Stojani duket se ka qenë i përfshirë direkt në ambientin e katit të dytë të magazinës ku u gjetën 205 rrënjë kanabisi.

Ambienti ishte i realizuar si laborator me të gjitha kushtet për të kultivuar kanabisin. Në fakt Hisku dhe Stojani e kishim marrë me qira magazinën, teksa aty u gjetën llamba, pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike. filtra ajrimi, dylbi të montuara apo armë zjarri e tipit pushkë./K.B/NOA.al