Transmetuar më 09-04-2021, 16:10

Koronavirusi solli kakofoni edhe në të gjithë sistemin arsimor.

Sot, Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të lirimit për klasat e 9-ta.

Kështu, provimi për lëndën e Gjuhës Shqipe do të jetë më 16 qershor, provimi i Matematikës më 21 qershor, dhe gjuha e huaj në 25 qershor.

Ende nuk është bërë me dije se si do jetë natyra e provimit dhe pyetjet.

Pak ditë më parë, Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi rikthimin e nxënësve gjimnazistë në auditore. /k.k/noa.al/