Transmetuar më 12-04-2021, 18:36

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se duke filluar nga muaji prill 2021, shtetasit nga Arabia Saudite, Omani, Bahreini, Katari, Egjipti, Rusia, India dhe Tajlanda, do të mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa vizë.

Gjithashtu edhe shtetasit e huaj që mbajnë një vizë qëndrimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke filluar nga 10 prilli 2021, mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa vizë.

Kjo masë është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2021 dhe synon ndoshta rritjen e turizmit.

Por lind pyetja: Përse ka një standard të dyfishtë? A nuk duhej më parë që MPJ shqiptare të kërkonte të njëjtën gjë edhe nga Emiratet dhe vendet e tjera arabe, si parim reciprociteti?

Shqiptarët për të shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryesisht në Dubai, duhet të paguajnë më parë deri në 150 euro për një vizë njëkalimshe me afat të shkurtër qëndrimi. /noa.al