Transmetuar më 12-04-2021, 18:57

Presidenti Ilir Meta ka komentuar raportin e Europol, në bazë të të cilit Shqipëria vijon të jetë burimi kryesor i furnizimit me kanabis në vendet e Europës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i shtetit nënvizon se drejtuesja e Europol bën përgjegjëse “Rilindjen” për këtë situatë.

"Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës”, shkruan Meta.

Klikoni KËTU për të lexuar lajmin që ka të bëjë me situatën në Shqipëri, sipas raportit të Europol. /k.k/noa.al/