Transmetuar më 16-04-2021, 14:04
Elvana Gjata rikthehet fuqishëm.
Ajo ka bërë të ditur se sot do të publikojë albumin e ri.
Këngëtarja e mirënjohur duket se ka shfrytëzuar pandeminë, për të realizuar këtë album, që flitet se përmban 7 këngë të reja.
“Te premten, ÇELU”, tha Elvana, në njoftimin e saj, lidhur me albumin që lancohet sot. Fansat por jo vetëm, duket se mezi po presin çka do të nxjerrë në treg këngëtarja.
“Ok”, i ka thënë Olta Gixhari, e cila duket se ka një miqësi të ngushtë me Elvanën.
Kur Elvana prezantoi një nga këngët, “Loti”… “S’mbahet loti shkret”, i shkroi Olta Gixhari.
Si mund të qëndronte pa bërë një koment Ermal Mamaqi?
“Avash… mos u rëndo shumë aty”, i ka thënë Ermali krahas fotos ku Elvana shfaqej në imazhet e albumit të ri./a.m/NOA.al