Njihuni me jahtin që bleu Bill Gates për 600 milionë euro. Risia e paparë e tij
Transmetuar më 01-05-2021, 12:27

Plot 112 metra i gjatë, i projektuar nga një kompani arkitekture dhe projektimi holandeze, "Sinot Yacht", është jahti më luksoz në botë dhe njihet si xhevahir i deteve.

Jahti mundësohet nga një sistem që përdor hidrogjen të lëngshëm, në një depozitë e cila e ruan në  minus 253 gradë. Kjo shihet si një teknologji risi e paparë në ndërtimin e jahteve.

Ky jaht ka dy rezervuar për të ruajtur hidrogjenin me 28 tonë secila. Sipas krijuesve të tij, jahti mund të përshkojë një distancë  mbi 6000 km.

Në të ka pesë ambiente të ndryshme që ofrojnë hapësirë ​​për 14 të ftuar dhe 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, një studio joga, një sallon bukurie, një dhomë masazhesh dhe një pishinë me ujëvarë.

Bill Gates është pronari i këtij jahti dhe bëhet e ditur se ka shpenzuar plot 600 milionë euro. Në galeri shijoni pamje nga jashtë dhe brenda të këtij jahti.