Transmetuar më 06-05-2021, 00:02

Ish-futbollisti brazilian Adriano konsiderohet si një nga sulmuesit më të mëdhenj të futbollit botëror.

Ai ka spikatur me kombëtaren e Brazilit por edhe me Interin në Itali.

Lajmi, së fundmi, mbi futjen në ‘’Maracana Walk of Fame’’ e ka emocionuar së tepërmi ish-sulmuesin e Interit.

Adriano e ndarë me tifozët e tij momentin prekës kur u njoftua për këtë arritje të madhe.

Siç shihet dhe në foto, Adriano përqafohet me mamanë e tij ku nuk mungojnë dhe lotët.

‘’Maracana Walk of Fame’’ u krijua në nder të ikonave braziliane të futbollit, teksa Adriano do t’i bashkohet emrave të mëdhenj si Ronaldo Fenomeni, Pele, Ronaldinjo dhe Garrinça.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Do të doja babai im të ishte këtu me mua’’, u shpreh Adriano duke ndarë dhe momentin emocionues.