Transmetuar më 06-05-2021, 14:35

Krimi brenda familjes tronditi sot qytetin e Elbasanit.

58-vjeçari Koço Buzo ekzekutoi me kallashnikov bashkëshorten e tij, Liljana Buzo, 54-vjeçe, para dyerve të  gjykatës.

Nga të shtënat janë plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit,  Gëzim Toçila i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, si dhe avokati Adriatik  Kola.

Çifti sapo kishte zhvilluar një seancë gjyqësore për procesin e divorcit. Fillimisht nga dera e gjykatës ka dalë autori i krimit, i cili ka pritur edhe daljen e bashkëshortes, për të hapur më pas zjarr ndaj saj dhe duke e lënë u të vdekur.

Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, një vajze 26-vjeçe, dhe dy djemve 20 dhe 18 vjeçar.

Njëri nga djemtë ka marrë armën dhe nga tronditja mësohet se ka qëlluar në ajër.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al