Transmetuar më 06-05-2021, 19:22

Pamjet e para tregojnë nga vendngjarja automjetin që digjet, ndërkohë që zjarrfikëset përpiqen të shuajnë flakët.

Policia tha se bëhet fjalë për një defekt teknik, që ka bërë që makina të marrë flakë në ecje.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial.

Dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al