Transmetuar më 10-05-2021, 23:32
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.

Në aksidenti janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Sot rreth orës 22:00,në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./noa.al/