Transmetuar më 11-05-2021, 10:51

Për herë të parë në gati një vit, Britania nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Sipas ekspertëve, fushata e vaksinimit dhe bllokimi disa-mujor kanë dhënë rezultate.

Hera e fundit që Britania regjistroi shifra të ulëta që nga fillimi i pandemisë, ishte javën e kaluar, ku vendi shënoi vetëm një viktimë. Tre e katërta e britanikëve janë vaksinuar me të paktën një dozë, pra më shumë se 35 milion, ndërsa dy në pesë të rritur janë vaksinuar plotësisht.

Duket se situata është në kontroll në Britani, ndërkohë që Kryeministri Boris Johnson njoftoi një lehtësim të ri të masave duke filluar nga java tjetër. /S.H /NOA.al