Transmetuar më 13-05-2021, 23:26
Kryebashkiaku i Ersekës Erion Isai nuk e ka fshehur gëzimin, teksa qytetin e tij e vizitoi sot artisti shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu.
Ish-komiku i njohur që u zgjodh kryebashkiak i Ersekës në zgjedhjet e fundit lokale, ndau edhe një foto me Saimir Pirgun, të cilin tha se e ka edhe mik.
“Pasqyrohet në fakt në talentin e tij dukshëm sharm Kolonje”, tha Isai.
“Kënaqësi që na vizitoi një artist i madh si miku im Saimir Pirgu me një pjesë origjine Kolonje (s’kishte si të ishte ndryshe)”, shkroi Erion Isai, duke mos e fshehur entuziazmin pas vizitës në Ersekë të artistit të madh.
/a.m/NOA.al