Transmetuar më 14-05-2021, 11:03

Burrat obezë në rrezik më të lartë se gratë obezë për Covid-19 të rëndë me pneumoni, intubim dhe vdekje, sipas një studimi të ri shkencor amerikan

Burrat obezë janë më të rrezikuar sesa gratë mbipeshë kur infektohen ne Covid-19 dhe mund të kalojnë në gjendje të rëndë me pneumoni, intubim dhe vdekje, sipas një studimi të ri shkencor amerikan që citon noa.al.

Studiuesit, të udhëhequr nga Arselia Gerson-Jill nga Qendra Mjekësore Montefiore në Nju Jork, botuan gjetjet e tyre në Gazetën Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive.

Në studim u konstatua se burrat, si ata me mbipeshë të moderuar (indeksi i masës trupore mbi 35) dhe ata me mbipesha të rënda (indeksi mbi 40), kanë një rrezik më të lartë për të pasur pasoja të rënda nga Covid-19. Ndryshe nga meshkujt, te femrat rreziku është vetëm tek ato shumë të shëndoshaq (me një indeks mbi 40).

Studimi zbuloi gjithashtu se pacientët obezë, veçanërisht burrat dhe të moshuarit që vdiqën nga koronavirusi, kishin nivele mesatare më të larta të interleukinës IL-6 (një citokinë që është një shënjues i inflamacionit sistemik në trup) sesa ata që ishin më pak të sëmurë seriozisht. Sidoqoftë, nuk u gjet asnjë lidhje e qartë midis IL-6 dhe mbipeshes.

Prandaj, sipas studiuesve, megjithëse inflamacioni mund të luajë një rol në sëmundjen e rëndë Covid-19 dhe vdekjen, ndoshta nuk shpjegon pse mbipesha është një faktor kaq i rëndësishëm rreziku, kështu që mekanizmat e tjerë biologjikë mund të përfshihen tek njerëzit e shëndoshë, duke i bërë ata më shumë të prekshëm nga koronavirusi.