Transmetuar më 14-05-2021, 12:41

Një paciente me Covid në Indi ka vdekur pasi u përdhunua nga një infermier, ndërsa ishte e shtruar në spital.

Infermieri 40-vjeçari i identifikuar si Santosh Ahirwar, u pezullua dhe më pas u arrestua.

Përdhunimi ndodhi në Spitalin Bhopal Memorial, Madhya Pradesh në Prill.

Infermieri besohet të ketë sulmuar gjithashtu seksualisht një kolege 24-vjeçare.

Gjendja e gruas që u përdhunua, 43-vjeçe, u përkeqësua shpejt.

Ajo i raportoi policisë mbi sulmin e ndodhur në Spitalin Memorial Bhopal, në rajonin e Madhya Pradesh, para se të vdiste.

Gruaja u vu në një ventilator por vdiq më vonë po atë mbrëmje, konfirmoi policia në një deklaratë të enjten.

Gruaja ishte një e mbijetuar e tragjedisë së gazit Bhopal – që konsiderohet të jetë një nga katastrofat natyrore më të mëdha në botë – e cila vrau mijëra vetë dhe rrezikoi gjysmë milioni nga gazi toksik, pas një rrjedhje nga një fabrikë pesticidesh më 1984.

Hetuesit më tej thanë se familja e viktimës nuk ishte në dijeni të përdhunimit.

Në një letër drejtuar zyrtarëve, grupi që menaxhon situatën Covid, deklaroi: Spitali ka bërë gjithçka që ka mundësi për këtë akt të neveritshëm dhe kriminal. Kjo është pikërisht arsyeja pse familja e viktimës së përdhunimit nuk ishte informuar as për ngjarjet.

Policia deklaroi se viktima u kishte kërkuar atyre që të mbronin identitetin e saj.

Oficeri i lartë i policisë Irshad Wali tha: Kjo është arsyeja pse informacioni nuk u nda me askënd përveç ekipit hetues.

Ahirwar aktualisht po pret gjyqin ndërsa mbahet në paraburgim.

/a.m/NOA.al