Transmetuar më 14-05-2021, 14:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në Lushnje pasi makina me të cilën udhëtonin humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge nga ura dhe përfundoi në një kanal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme te vendi i quajtur kthesa e Bubullimës në zonën e Kolonjës në rrugën Lushnjë-Fier.

Noa.al mëson se një makinë tip Toyota është ajo që ka dalë nga rruga dhe në të janë gjetur të vdekur një mashkull dhe një femër.

Një nga viktimat u identifikua, ai është Xhezmi Oshafi.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Pritet të sqarohen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Vijon…

/a.m/NOA.al