Transmetuar më 15-05-2021, 16:10

Një konfirmim më shumë nga Pentagoni për sa i përket fenomenit të Ufo-ve. Dhe këtë herë vula për origjinalitet i vendoset një videoje të filmuar nga anija ushtarake Omaha në 15 korrik 2019, të një objekti, që është gjurmuar në dy elemente, në këtë rast në ajër dhe në ujë.

Zëdhënësja e Pentagonit u shpreh se mund të konfirmonte se videoja ishte filmuar në bordin e anijes ushtarake dhe për momentin po analizohet.

E publikuar nga prodhuesi i dokumentarëve Jeremy Corbell, videoja tregon një lloj sfere të një ngjyre dhe materiali të paidentifikueshëm që zhvendoset në sipërfaqen e ujit dhe më pas zhytet në të. Si për të treguar se ky objekt në të cilin mendohet të ketë UFO, nuk është e domosdoshme të jetë në qiell apo hapësirë por mund të ndodhet dhe në thellësitë e oqeanit.

Për natyrën e këtij objekti nuk dihet asgjë, njësoj si dhe për ata të filmuar nga anije të tjera të marinës amerikane, mes të cilave dhe piramida fluturuese, dhe këto të cilësuara si filmime origjinale.

Një fenomen ky që kohët e fundit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje si nga konfirmimet zyrtare të Pentagonit njësoj dhe për veçoritë e videove të publikuara. Pas filmimeve të famshme të vitit 2019, të raportuara dhe nga New York Times, kjo temë është shumë e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /S.H /NOA.al