Transmetuar më 16-05-2021, 18:25

Të jep ndjenja aq çliruese sa të notosh në ajër të hapur, poshtë qiellit blu që shtrihet deri në horizont,  dhe tani në Dubai mund ta bësh diçka të tillë gati 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Emërtuar në muajin Mars si pishina më e lartë e pafundësisë në botë brenda një ndërtese, vendi i larjes në "tavan" i sapohapur është një perlë e vërtetë.

Pishina është e hapur vetëm për mysafirët e hotelit, të moshës 21 vjeç e lart, ndërsa të tjerët mund të rezervojnë dhe të shijojnë pamjen që ofrohet nga lart.

Të gjithë ata që e kanë parë kanë mbetur me gojë hapur, jo vetëm për nga përmasa e pishinës, por edhe pamja që ofron.

Pritet që këtë sezon ky vend të jetë ndër më të frekuentuarit e pushuesve nga e gjithë bota. /k.k/noa.al.

Burimi i lajmit: CNN