Transmetuar më 18-05-2021, 10:51
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë në Kosovë ku një grua bashkë me vajzën e saj janë zhdukur.
Bashkëshorti ka qenë ai që ka lajmëruar policinë duke bërë të ditur se më datë 14 maj rreth orës 14:00 bashkëshortja e tij dhe vajza e mitur janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Ndërkaq Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tyre. /S.H /NOA.al