Transmetuar më 19-05-2021, 11:21

Rusia ka dërguar raketa, radarë dhe ka përmirësuar pistën e avionëve në bazën ajrore në Arktik.

Kjo është një zonë e pasur me naftë dhe shumë njerëz po e shohin këtë lëvizje, si një përpjekje të Kremlinit për të vendosur dominimin e saj në këtë zonë, të cilën e konsiderojnë se është "toka jonë”.

E ndërtuar në vitin 1950, baza ajrore e “Nagurskoye” në arkipelagun “Franz Josef” shërbeu për një kohë të gjatë si stacion meteorologjik në një zonë që fillimisht ishte shtëpia e arinjve polarë dhe temperaturat arrijnë deri në -42 gradë celsius.

Tani atje ka shumë lëvizje dhe baza më veriore ushtarake ka marrë sërish jetë.

Projekti i ri për të zgjatur pistën e avionëve, ku mund të ulen të gjithë llojet e tyre përfshirë dhe bombarduesit bërthamorë,  është vetëm një nga hapat për të transformuar bazën e “Nagurskoye”. /K.B/NOA.al