Shuhet balerina e madhe italiane, ylli i ‘La Scala’
Transmetuar më 27-05-2021, 11:34

Baleti italian humbi sot një ndër ikonat e saj kryesore, ylli i Teatrit të famshëm "La Scala".

Carla Fracci ndërroi jetë në Milano në moshën 84 vjeçare, raporton noa.al.

E ndjera prej disa vitesh ishte prekur nga një tumor të cilin e përballoi me kurajë dhe shumë e rezervuar.

Ajo konsiderohej një artiste unike që shkëlqente si në baletin klasik ashtu dhe në performancat në muzikën pop, e pranishme gjerësisht jo vetëm në skenat muzikore, por edhe në programe televizive. /noa.al