Transmetuar më 27-05-2021, 19:35

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp me ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth është kthyer edhe një herë tek deklarata e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili deklaroi pak ditë më parë se infektimet në Gjermani mbi 50% kishin ardhur nga Ballkani.

Rama është shprehur ky është një perceptim i gabuar, ndërsa ka shtuar se Shqipëria është vend i përshtatshëm për pushime.

“Ndryshe nga sa perceptohej nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur për të pushuar kësaj vere. Meqë ra fjala sot nuk ka më maska në rrugë nëpër Shqipëri”,- tha Rama, ndonëse vendimi që u njoftua sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve hyn në fuqi më 1 qershor.

Rama deklaroi gjithashtu se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat dhe sa tashmë është radha e BE të mbajë premtimet./noa.al/