Transmetuar më 29-05-2021, 17:33

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3255 testime, 118 të shëruar, 12 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3255 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Orët e fundit, një qytetare nga Saranda, 89 vjeç ka humbur jetën nga koronavirusi, por nuk është e qartë përse po vdesin të moshuar të cilët duhet të jenë vaksinuar që prej tre muajsh në Shqipëri.

Po ashtu është e paqartë përse shumica e 41 të shtruarve janë mosha të cilat e kanë mbyllur procesin e vaksinimit. Edhe personat në terapi intensive po ashtu janë mosha që ishin përfshirë në vaksinimin masiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Maj 2021) Raste të reja ditore        12 Të shëruar në 24 orë      118 Të shtruar në spitale      41 Humbje jete në 24 orë   1 Testime ditore                3255

Testime totale             715,526 Raste pozitive             132,297 Raste të shëruara        129,215 Raste Aktive                  633 Humbje jete                  2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë         291 Korçë            83 Shkodër       73 Vlorë             33 Elbasan        32 Berat             36 Lezhë           27 Gjirokastër   19 Fier               11 Kukës           10 Durrës          14 Dibër          4