Transmetuar më 29-05-2021, 23:18

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka urdhëruar pushkatimin e një personi pasi e akuzuan se në mënyrë ilegale shiste filma dhe muzikë të Koresë së Jugut. Ekzekutimi i tij është bërë në muajin prill 2021 dhe sot u bë publik në mediat botërore.

Përveç kësaj, i gjithë makabriteti i këtij urdhri ishte se burri duhej të ekzekutohej përpara syve të familjes së tij, për t’u bërë në këtë mënyrë një shembull.

Burri i quajtur Lee, u arrestua në Wonsan, provinca Gangwon, përpara se të pushkatohej pas 40 ditësh përpara një turme prej 500 persona.

Lee, një inxhinier në Komisionin e Menaxhimit të Fermave në Wonsan u akuzua nga autoritetet për “akte kundër socializmit” dhe tradhti.