Transmetuar më 31-05-2021, 17:18

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 1 humbje jete në 24 orë, si pasojë e koronavirusit.

I ndieri është një 70-vjeçar nga Kolonja.

Vetëm 6 raste të reja janë konfirmuar, nga 2 mijë e 325 testime për të dyshuar me Covid-19.

2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, 433 persona vijojnë të jenë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin. /k.k/noa.al/