Transmetuar më 01-06-2021, 19:04

Këto janë pamjet spektakolare të filmuara nga një dron, të cilat tregojnë llavën e një vullkani në Islandë.

Vullkani Fagradalsfjall, shpërtheu në muajin Mars, pas shumë vitesh në “gjumë”.

Droni fluturon mbi vullkan, deri në momentin kur afrohet shumë dhe përcëllohet.

Islanda ka 32 sisteme vullkanike që aktualisht konsiderohen aktive, numri më i lartë në Evropë. Vendi ka pasur mesatarisht një shpërthim çdo pesë vjet.

Mos e humbisni këtë video. /k.k/noa.al/

Pamjet: BBC