Transmetuar më 02-06-2021, 17:56

Vetëm 14 raste të reja me koronavirus janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Të prekurit dolën nga testimi i 3 mijë e 57 personave të dyshuar me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Për fat të mirë, edhe sot nuk është raportuar për asnjë humbje jete.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/