Transmetuar më 02-06-2021, 19:47

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një foshnjeje ka ndodhur në Greqi.

Një foshnje 18 muajshe është nxjerrë i pajetë nga një pus ku kishte rënë, në Nea Malgara, Selanik.

Sipas mediave vendase, nëna e kishte lënë foshnjën te gjyshërit dhe kur shkoi ta merrte nuk e gjeti atë.

Ajo njoftoi menjëherë policinë, e cila filloi për kërkimin e gjurmëve të foshnjës.

Me ardhjen në ndihmë edhe të ekipit zjarrfikës u bë e mundur gjetja e foshnjës në pusin që ishte afër shtëpisë.

Fatkeqësisht, ai u gjet pa ndjenja dhe lajmi se ai kishte humbur jetën shkaktoi tronditje dhe trishtim si në familje ashtu edhe në zonën përreth.

Sipas medieve fqinje babai 50-vjeçar i fëmijës është shofer kamioni dhe po kthehej nga Athina në atë kohë./noa.al/