Transmetuar më 03-06-2021, 11:46

Shqiptarët do të kenë një mundësi të mirë për të mësuar në një universitet shtetëror turk që pritet të hapë degën në vendin tonë duke synuar përgatitjen e profesionistëve të rinj në profile të ndryshme pune.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka shkuar në Turqi, ku në kuadër të vizitës dy-ditore të delegacionit shqiptar për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç.

Kushi njoftoi se palët kanë dakordësuar mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri, raporton noa.al duke ju sjellë në galeri dhe pamje nga takimi.

Ministrja tha se është diskutuar gjerësisht gjithashtu për për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. /noa.al