Transmetuar më 03-06-2021, 15:55

Italia ishte vendi i vetëm në Europë në të cilin koronavirusi shpërtheu në masë. Me mijëra raste të reja çdo ditë, dhe qindra të vdekur në spitale, shteti fqinj kaloi një ndër periudhat më të vështira.

Histori prekëse janë publikuar në media. Njëra prej tyre është edhe e një nëne të re 37-vjeçare, e cila humbi jetën pas një ataku kardiak, ndërkohë që ishte shtruar në spital pasi ishte prekur me koronavirus.

Sara Funaro, ishte prekur nga koronavirusi në mes të marsit dhe për shkak të simptomave të rënda ajo u shtrua në spital, në njësinë e kujdesit intensiv të San Martino di Genova.

Por kur mjekët menduan se ajo ishte drejt kurimit të plotë u godit nga një tjetër problem shëndetësor.

Një arrest kardiak e mbajti për 10 ditë në koma, deri sa mjekët thanë se kishte ndërruar jetë.

Edhe pse mjekët arritën që ta mbanin gjallë, diçka e tillë nuk mund të vazhdonte gjatë për shkak të pasoja që kishte lënë koronavirusi.

Nëna e re la pas një vajzë vetëm 2-vjeçe. /k.k/noa.al/