Transmetuar më 03-06-2021, 18:20

Në Shqipëri 24 orët e fundit janë kryer 3,340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 4 raste në Tiranë dhe Shkodër si dhe një në Vlorë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 31 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,566 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 9 Të shëruar në 24 orë 45 Të shtruar në spitale 31 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3,340

Testime totale 730,079 Raste pozitive 132,360 Raste të shëruara 129,566 Raste Aktive 343 Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 106 Shkodër 63 Korçë 55 Berat 33 Lezhë 24 Elbasan 22 Gjirokastër 11 Vlorë 11 Durrës 5 Dibër 5 Kukës 4 Fier 4