Transmetuar më 03-06-2021, 22:37

Shqipëria pritet t’i japë ‘ok’ vaksinimit anticovid edhe tek fëmijët. Disa vende të Bashkimit Europian si Italia dhe Rumania kanë nisur vaksinimin e tyre në 1 qershor.

“Është një rekomandim që do të përpunohet dhe po bëhen plane të mundshme. Deri më tani vetëm pfizer ka marrë aprivim për aplikim në moshat 12 deri në 15 vjeç. ka vaksina të tjera, por po stiduohen dosjet në lidhje me Pfizer”, tha sot Silva Bino, shefe e Departamentit të ISHP-së për Sëmundjet Infektive.

Agjencia Europiane e Barnave ka miratuar aplikimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët 12 vjeç e lart.

Lidhur me këtë po diskuton edhe Shqipëria. Bino thotë se është duke u hartuar plani i vaksinimit të adoleshentëve nëse kjo do të miratohet.

Kanë kaluar vetëm 6 muaj që kur nisi vaksinimi dhe studime të ndryshme kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Me shumë gjasë vaksina anticovid tanimë do të jetë e përvitshme, theksojnë ekspertë të shëndetësisë. Foto: Getty | Jack Guez