Transmetuar më 06-06-2021, 17:00

Pesë persona në Tiranë po luftojnë për jetën ndërsa ndodhen nën terapi intensive në spitalin infektiv, aktualisht i vetmi ku po trajtohen persona të prekur me kovid, raporton noa.al.

Veç tyre në këtë spital gjenden të shtruar edhe 23 pacientë të tjerë, gjendja e të cilëve është e qëndrueshme.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat dhe Malësi e Madhe.

Statistika (6 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5 Të shëruar në 24 orë 37 Të shtruar në spitale 28 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1,881

Testime totale 738,472 Raste pozitive 132,379 Raste të shëruara 129,664 Raste Aktive 264 Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65 Shkodër 55 Berat 35 Korçë 33 Lezhë 25 Elbasan 16 Vlorë 11 Gjirokastër 10 Durrës 4 Kukës 4 Fier 4 Dibër 2

FOTO: Infermiere duke transportuar nje pacient me koronavirus prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. Ditet e fundit ka rene ndjeshem numri i infeksioneve ditore me COVID ne vend.

Credits by: NOA/LSA