Transmetuar më 07-06-2021, 17:17

Bashkia e Tiranës bën me dije se ka nisur sot procesi i aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve të Bashkisë Tiranës njofton se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Më poshtë gjenden edhe informacionet në lidhje me dokumentet që nevojiten dhe kush ka përparësi:

-Për fëmijët që kanë statusin e jetimit nevojitet libreza e këtij statusi, certifikatë personale dhe familjare

-Për fëmijët me aftësi të kufizuara apo sëmundje të rënda kërkohet raporti mjeko ligjor si dhe certifikatat personale dhe familjare.

-Të njëjtat dokumente janë të nevojshme edhe në rastet kur kujdestari ligjor i fëmijës është më aftësi të kufizuara mendore apo fizike.

-Për fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike përpos certifikatave duhet edhe vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor

-Ndërsa për kategoritë e tjera kërkohet vërtetim me pagë mujore të pasqyruar të prindërve si dhe vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, dokument ky që sigurohet në portalin e-albania.

Dokumentacioni i dorëzuar shqyrtohet përgjatë një jave nga stafi drejtues i çerdheve.

-Prioritet do të kenë fëmijët që i kanë të dy prindërit në marrëdhënie pune si dhe ata që vijnë nga familje me probleme ekonomike apo sociale.esi do të kryhet duke filluar nga sot e deri më 11 qershor në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë. /m.k/noa.al