Transmetuar më 08-06-2021, 19:42

Spanja hap dyert për qytetarët shqiptarë të cilët janë vaksinuar me të dyja dozat e një prej vaksinave të miratuara në Evropë dhe dike përfshirë kineze CoronaVac, raporton noa.al.

Autoritetet spanjolle bënë sot me dije, se të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen, përfshirë ata nga Shqipëria, do të lejohen të hyjnë në Spanjë, me të vetmin kusht që të jenë vaksinuar, ashtu si dhe për qytetarët e BE.

Sipas këtij rregulli qytetarët shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Spanjë  nëse janë të pajisur me pasaportë biometrike, si dhe janë pajisur me vërtetimin se kanë kryer vaksinën, të paktën 14 ditë përpara udhëtimit.

Qeveria spanjolle ka vënë si kush që vaksina të jetë e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke nënkuptuar dhe vaksinën CoronaVac të Sinovac, por jo atë ruse Sputnik V.

Ndërsa fëmijët edhe pse të pavaksinuar, do tu lejohet të hyjnë në Spanjë për sa kohë që ata po udhëtojnë së bashku me prindërit e tyre të vaksinuar.

Ky rregull zë zbatim vetëm për fëmijët deri në moshën 6 vjeç, ku për ata mbi moshën 6 vjeç, duhet të kenë patjetër me vete rezultat negativ të testit COVID-19 të 72 orëve të fundit të mbërritjes në Spanjë.

Përpara udhëtimit, pasagjerët duhet të plotësojnë Formularin e Shëndetit dhe të marrin kodin QR të udhëtimit. /m.k/noa.al